Site icon Telegrafi

Aksident tragjik në Itali, po shkonin në plazh, treni vret dy fëmijët para syve të nënës

Një tragjedi ka ndodhur në Kalabri, ku dy fëmijë vdiqën pasi u goditën nga treni, në Brancaleone të Reggios.

Sipas mediave, nëna e dy fëmijëve e goditur nga një prej vagonëve ka mbetur e plagosur rëndë duke përfunduar në spital.

Incidenti ndodhi jashtë qendrës së qytetit, ndërsa nëna po dërgonte dy fëmijët e saj në det, përcjell tch.

Të dy fëmijët vdiqën menjëherë. Ata ishin një djalë dhe një vajzë, Lorenzo dhe Giulia Pipolo, përkatësisht 12 dhe 6 vjeç. Nëna, Simona Dall’Acqua, 49 vjeç, u dërgua në spital në Reggio Calabria. Gjendja e saj është shumë serioze.

Gruaja e ndarë nga bashkëshorti, ishte shtëpiake dhe jetonte në Milanu nga ku kishte ardhur me pushime në Brancaleone me dy fëmijët dhe partnerin.

Paraprakisht dyshohet se incidenti ka ndodhur pasi vajza ka ikur nga dora e nënës së saj bashkë me të vëllanë 12-vjeçar, duke ecur mbi shina.

Në atë moment treni rajonal do të mbërrinte nga Reggio Calabria për në Catanzaro Lido, duke vrarë dy fëmijët menjëherë.

Prokuroria e Lokrit ka hapur një hetim për aksidentin hekurudhor.

Dy ditë më parë në Itali, dy persona humbën jetën kur një autocisternë shpërtheu në rrugë. Po atë ditë, 10 persona mbetën të vdekur në një tjetër aksident automobilistik.

Exit mobile version