Telegrafi

Aksident tragjik në hapësirat e KEK-ut

Gjatë punës në riparimin kapital të ekskavatorit 10 të Mihjes së Bardhit nga ana e kompanisë Bosch, nënkontraktuese e kompanisë përgjegjëse për punët riparuese, Takraf nga Gjermania, një punonjës i kompanisë nënkontraktuese i kombësisë kosovare ka humbur jetën tragjikisht.

Më këtë rast KEK ka njoftuar se ka ofruar në momentet tragjike tërë mbështetjen e vet logjistike për të ndihmuar në shpëtimin e jetës së viktimës, por një gjë e tillë fatkeqësisht ka qenë e pamundur të bëhet.

“Në vend të ngjarjes menjëherë ka dalur edhe menaxhmenti i KEK-ut. Rrethanat e këtij aksidenti tragjik do t’i hulumtojnë dhe identifikojnë organet kompetente”. /Telegrafi/