Telegrafi

Aksident tragjik në Fushë Kosovë, vdes këmbësorja e goditur nga vetura

Policia ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ka ndërruar jetë një person i gjinisë femërore.

Aksidenti ka ndodhur në orën 18:45, kur vetura ka goditur këmbësorin që për pasojë viktima ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se vdekjen e këmbësorit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.