Telegrafi

Aksident tragjik në Elbasan, humb jetën vajza 11-vjeçare

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Papër në fshatin Valas, ku një vajzë e mitur, vetëm 11 vjeçe ka mbetur e vdekur.

Bëhet e ditur se në makinë ndodheshin katër persona. Nga informacionet e para mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë është aksidentuar.

Mjeti tip “Ford” veturë me targa “AA 503 KN” drejtohej nga shtetasi A. H., 54 vjeç banues në Sarandë. Si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja M. SH., 11 vjeçe banuese në Korçë e cila ka qenë pasagjere në mjet.

Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy shtetaset që ishin pasagjere në mjet konkretisht: A. SH., 54 vjeçe, banuese në Korçë dhe K. SH., 74 vjeçe banuese në Sarandë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident./shekulli/

Foto: Ilustrim