Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku kanë humbur jetën dy vajza dhe është plagosur rëndë shoferi 26-vjeçar.
Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26-vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasja S. Gj., 26-vjeçe dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet.
Ndërsa shtetasi A. T., është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën. /TCH/