Në një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në Llugë të Podujevës, ka humbur jetën një fëmijë 4 vjeçar.
Lajmin e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka sqaruar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës.
“Në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodh një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e tipit Fiat. Këmbësori 4 vjeç, mashkull, nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marruara dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Emergjente në Podujevë.
Ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton KosovaPress.