Site icon Telegrafi

Aksident tragjik hekurudhor në Itali, vdesin dy të rinj shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik hekurudhor në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në vijën hekurudhore Milano-Luino gjatë mbrëmjes së shkuar.

Dy burrat e vdekur u njoftuan në polici mëngjesin e sotëm nga makinisti i trenit që po udhëtonte në drejtim të Milanos. Bëhet fjalë për të rinjtë 23 dhe 17 vjeç, të lindur në Shqipëri.

Sipas gazetës italiane “La Republica”, paraprakisht përjashtohet një vetëvrasje e dyfishtë. Organet e hetimit pritet të këqyrin nga afër kamerat e sigurisë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit fatal.

Policia ka sekuestruar sendet personale, ndërsa t’i bëhet autopsia trupave të viktimave për të përcaktuar nëse kanë konsumuar lëndë narkotike apo alkool.

Nuk bëhen të ditura emrat e viktimave dhe nuk dihet se pse ata ishin mbi shina.

Exit mobile version