Telegrafi

Aksident trafiku para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut (Foto)

Para pak çastesh në udhëkryqin para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur mes një makine të tipit VW Polo dhe një motoçiklete. Sipas dëshmitarëve vozitësi i motoçikletës ka marrë lëndime të lehta. Për momentin trafiku në këtë pjesë është i ngarkuar dhe po zhvillohet vetëm në një korsi.

Alsat mëson se sot gjithashtu ka ndodhur një aksident në autostradën Kumanovë-Shkup, ku një grua ka qenë duke kaluar rrugën dhe është goditur nga vetura e tipit “Mercedes” me targa të Kumanovës. Gruaja e moshuar ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Foto: Alsat