Telegrafi

Aksident trafiku në Ulpianë (Foto)

Në disa fotografi të ardhura në adresë të Telegrafit shihet një motoçikletë dhe një veturë të përplasura me njëra tjetrën.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëhet fjalë për një aksident të ndodhur rreth orës 15:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” (përballë selisë qendrore të AAK-së).

“Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë, me ç’rast nuk është lënduar asnjë person”, ka thënë ajo për Telegrafin. /Telegrafi/