Telegrafi

Aksident trafiku në Tetovë, lëndohet rëndë një 17-vjeçar

Policia e Maqedonisë njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën rajonale fshati Jazhincë-Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes veturës “Golf” me targa të Tetovës e drejtuar nga personi F.K. 43-vjeç nga Tetova dhe motoçikletës së tipit “Kumko” e drejtuar nga një 17-vjeçar nga Tetova.

Nga MPB thonë se në aksident, motoçiklisti 17-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore.

Ndërsa për shkak të seriozitetit të lëndimeve, i njëjti është transferuar në klinikat e Shkupit, për mjekim të mëtutjeshëm.

Nga policia thonë se hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë./Telegrafi/