Telegrafi

Aksident trafiku në Shkabaj, lëndohen tre persona

Një aksident ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Shkabaj të Obiliqit, ku si pasojë tre persona janë lënduar, njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda.

Sipas dëshmitarëve në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe zjarrfikësit, ndërkohë mësohet se edhe dy persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta, raporton KP.