Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot pasdite në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Telegrafin konfirmoi se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 15:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë. Dy automjete kanë qenë të përfshira, si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”, tha Ahmeti.
Ahmeti, theksoi më tej se me rastin janë duke u marrë njësiti i trafikut.
Policia e Kosovës, ka bërë apel tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në vozitje dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit./Telegrafi/