Site icon Telegrafi

Aksident trafiku në rrugën Anët e Mavrovës-Dibër, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Foto: Ilustrim

Në rrugën Anët e Mavrovës-Dibër, sapo ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia por ende nuk ka informacion zyrtar rreth identitetit të personave të përfshirë në këtë fatkeqësi.

Sipas informatave të para, aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture, por detajet pritet t’i sjell policia.

Me këtë rast, rruga është e bllokuar në të dyja kahjet, njoftojnë nga policia nga ku theksojnë se organet kompetente kanë dalë në terren për të bërë inspektim në vendin e fatkeqësisë

Exit mobile version