Një femër ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Qyshk të Pejës.
Policia njofton se viktima ka humbur jetën pasi një person derisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij ka goditur të njëjtën, e cila po udhëtonte në këmbë.
Ajo ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës. Rasti ka ndodhur pasditen e së martës.
Me urdhër të prokuronit trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje.