Telegrafi

Aksident trafiku në qendër të Prishtinës

Një aksident në mes të dy veturave ka ndodhur rrugën “Xhorxh Bush” në qendër të Prishtinës.

Telegrafi ka siguruar disa foto ku shihet se veturat janë aksidentuar përballë shkollës fillore “Faik Konica”.

Si pasojë e përplasjes njëra veturë ka përfunduar në mes të dy rrugëve.

Ende nuk është raportuar për të lënduar, derisa njësitet e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pas ekspertizës së rastit, trafiku ka vijuar normalisht./Telegrafi/