Një person ka pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në Prizren, por është jashtë rrezikut për jetë.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9:50 në lagjen “Arbana”, në rrugën transit në hyrje të Prizrenit.
Lajmin e konfirmuan për Telegrafin Policia rajonale e Prizrenit.
“Një kamion dhe dy vetura kanë marrë pjesë në aksident. Një person ka pësuar lëndime të rënda trupor dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit, por është jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia rajonale në Prizren.
Ndërkaq, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marr me rastin. /Telegrafi/