Telegrafi

Polici godet me motoçikletë një vajzë tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë (Video)

(E plotësuar)- Një aksident trafiku ka ndodhur tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, me ç’rast një vajzë është goditur nga një motoçikletë.

Sipas dëshmitarëve të cilët kanë dërguar videon në adresë të Telegrafit, thuhet se personi që ka goditur vajzën ka qenë polic.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ndihma e shpejtë, ndërkaq nuk dihet ende gjendja e të aksidentuarës./Telegrafi/



Aksident trafiku në Prishtinë (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur te “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë, rreth orës 14:30.

Sipas videos dërguar nga lexuesit e Telegrafit në vendin e aksidentit shihej edhe ndihma e shpejtë.

Nuk raportohen për detaje të tjera. /Telegrafi/