Telegrafi

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prishtinë ku kanë qenë të përfshira dy vetura.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar njëri nga drejtuesit e veturave dhe gjashtë pasagjerët meshkuj kosovarë.

Të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. /Telegrafi/