Dje në orët e pasdites në rrugën lokale Krusheani-Obrashnin në Prilep, në një aksident trafiku ka ndërruar jetë shoferi 59-vjeçar.
Siç informojnë nga MPB, V.K. (59) nga fshati Podvis, ka humbur kontrollin ndaj makinës së tij “Peugeot 306” dhe ka dalur nga rruga.
Pas aksidentit, shoferi është dërguar në Spitalin e Prilepit ku edhe ka ndërruar jetë.
Nga MPB thonë se analiza në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi policor nga stacioni i Prilepit./Telegrafi/