Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura njëra civile dhe tjetra veturë e policisë, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një veture të PK-së. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Telegrafi/