Si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në rrugën “Aziz Zhillivoda” në Mitrovicë, të ndodhur sonte rreth orës 19:00, kanë mbetur katër persona të lënduar. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident ishin te përfshira dy automjete civile, ku si pasojë lëndime pësojnë katër persona përfshirë drejtuesit dhe pasagjerët e të dy veturave. Ata kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, theksoi ai.