Telegrafi

Aksident trafiku në magjistralen Podujevë – Prishtinë

Sot rreth orës 19:30, në magjistralen Podujevë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident i trafikut rrugor.

Në këtë aksident, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

Për fat të mirë nuk ka pasur viktima, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njësitet e trafikut të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe po bëjnë ekzaminimet./Telegrafi/