Telegrafi

Aksident trafiku në Leskovc të Serbisë, rrokulliset autobusi – humb jetën një person dhe 24 tjerë lëndohen

Një person ka humbur jetën dhe 24 tjerë janë lënduar, si pasojë e rrokullisjes së një autobusi në një aksident trafiku në Leskovc të Serbisë.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, kurse një prej të lënduarve është edhe një djalë 13-vjeç, i cili u pranua në spital me mavijosje në bark, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu një burrë 69-vjeç theu dorën dhe brinjët, ku është dashur t’i nënshtrohet ndërhyrje kirurgjikale. Në qendrën emergjente të Nishit, gjenden shtatë të rritur dhe dy fëmijë.

15 tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim në spitalin e Leskovcit, nga ku është bërë e ditur se gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar pas trajtimit të marrë.

Kujtojmë që në ora 5 të mëngjesit, për arsye të panjohura, erdhi deri te rrokullisja e autobusit. /Telegrafi/