Telegrafi

Aksident trafiku në Klinë, ka dhe persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të stacionit të trenit, në Klinë, ku ka dhe persona të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ai tha se ende nuk ka informacion të detajuar për sa persona bëhet fjalë.

“Konfirmoj që ka ndodhur një aksident me persona të lënduar në afërsi të stacionit të trenit, në Klinë”, ka thënë Ibraj. /Telegrafi/