Telegrafi

Aksident trafiku në Egjipt, të paktën 14 të vdekur

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një autobus me pasagjerë u përplas me një kamion që lëvizte ngadalë në një autostradë në jugperëndim të Egjiptit.

Aksidenti ndodhi vonë të mërkurën në provincën New Valley, tha guvernatori lokal, Mohamed el-Zamlout.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar 17 autoambulanca për të transferuar viktimat në spitalet dhe morgjet e afërta.

Theksojmë se në momentin e aksidentit autobusi i nisur për në Kajro kishte 45 pasagjerë.

Aksidentet fatale të trafikut marrin mijëra jetë në Egjipt çdo vit, raporton reuters.

Ato shkaktohen kryesisht nga shpejtësia, rrugët e këqija ose zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut. /Telegrafi/