Telegrafi

Aksident trafiku në Drenas, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Nekoc të komunës së Drenasit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K-Shqiptar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Telegrafi/