Site icon Telegrafi

Humbin jetën tre anëtarë të një familje nga Presheva në një aksident në Austri

Gruaja, djali dhe e reja, të ish-drejtorit të shkollës së Raincës, Ymer Ymeri, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Austri.

Jo zyrtarisht, Lugina-Lajm ka mësuar se, automjeti i aksidentuar po udhëtonte nga Gjermania për në vendlindje, Raincë, ku gjatë udhëtimit nëpër Austri, rreth orës 15:00 të së dielës vetura ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rrugë, ku më pas kanë mbet të vdekur Midushe Ymeri, Fatos Ymeri dhe Zijavere Ymeri, raporton lugina.lajm.

Në automjet, ndodhej edhe Ymer Ymeri, ish-drejtor i shkollës fillore në Raincë, mirëpo ai ka marrë vetëm lëndime të rënda trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Exit mobile version