Në një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture në Pozharevc në afërsi të Beogradi, ka humbur jetën shoferi i veturës si dhe janë lënduar mbi 40 persona tjerë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5:30, kanë bërë të ditur nga ministria e Brendshme e Serbisë, transmeton Telegrafi.
Sipas të dhënave të policisë serbe, 36 të lënduarit gjenden në qendrën emergjente të Beogradit, kurse 12 tjerë janë dërguar në spitalin ushtarak.
Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, i ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm, dhe ka theksuar se janë shtuar kontrollet në komunikacion nga java e kaluar.
Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident, nga i cili humbi jetën një person dhe dhjetëra tjerë u lënduan. /Telegrafi/