Katër persona kanë humbur jetën, kur një autobus dhe një veturë u përplasën në një rrugë rurale në Xanthi në provincën greke.
Sipas mediave të atjeshme, vetura po udhëtonte nga Xantih drejt Kavalas, kur në rrethana të panjohura u fut në korsinë e kundërt dhe u përplas me veturë, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e përplasjes, vetura është shkatërruar plotësisht, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga vetura trupa e katër viktimave, kurse pasagjeri i pesë është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Viktimat ishin, dy gra dhe dy burra të moshës 20 deri në 25-vjet, që mbetën të vdekur në vendin e ngjarjes.
E autobusi që u përplas me veturës, po transportonte punonjësit e një biznesi në atë zonë, ku brenda këtij mjeti transportues mbetën të lënduar gjashtë persona. /Telegrafi/