Një kombibus që po barte pjesëtarë të një kishe në Texas u përplas me një kamionçinë, shkruajnë mediat e huaja përcjell Telegrafi.
Si pasojë, sipas medieve të huaja, nga ky aksident i tmerrshëm kanë gjetur vdekjen 13 persona dhe dy të tjerë janë lënduar, në aksidentin e ndodhur në një autostradë të jugperëndim të Teksasit.
Zona ku ka ndodhur aksidenti thuhet se është rreth 75 milje (120,7 km) në perëndim të San Antonio.
Sipas autoriteteve dy pasagjerët e tjerë të autobusit dhe shoferi i kamionçinës janë lënduar dhe janë hospitalizuar – njëri nga pasagjerët kishte vdekur në spitalin e San Antonio.
Po sipas tyre, pasagjeri i vetëm i mbijetuar u shtrua në spital në gjendje kritike, ndërsa shoferi i kamionit u shtrua në spital në gjendje të qëndrueshme.
Ende nuk është bërë e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin e ndodhur rreth 120 milje (193,1 km) nga kisha. /Telegrafi/