Disa minuta pas mesnatës ka ndodhur një aksident i tmerrshëm në fshatin Kunovë ku një veturë e tipit ”Opel Ascona” e drejtuar nga personi LL.D (56) nga Gostivari ka dalë nga rruga dhe është lënduar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga lëndimet e rënda, ai ka vdekur në vendin e aksidentit.
Trupi dhe vetura janë gjetur sot rreth orës 13.
Hetuesi kujdestar dhe ekipet e policisë rajonale e kanë bërë raportin e aksidentit nga shenjat e gjetura dhe trupi i të ndjerit do të dërgohet për obduksion. /Telegrafi/