Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi që njihet si udhëkryqi i Komoranit.
Aksidentin me fatalitet e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori Milaim Fejzullahu.
“Në këtë aksident një person i gjinisë femërore ka humbur jetën ndërsa dy persona, po ashtu të gjinisë femërore, kanë pësuar lëndime të rënda”, ka thënë Fejzullahu.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00. Sipas Policisë, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin mbi veturën e saj.