Site icon Telegrafi

Aksident tek Mensa e Studentëve në Prishtinë, dy të lënduar

Një aksident në të cilin janë përfshirë dy vetura sot ka ndodhur në Prishtinë, përkatësisht tek Mensa e Studentëve.

Një aksident të tillë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Siç ka bërë të ditur Hoxha, ndihmë mjekësore nga ky aksident kanë kërkuar dy persona, të cilët kanë marrë trajtimin e duhur dhe janë liruar për në shtëpi.

Sot rreth ores 10:35 te semaforat afer Menzes se Studentëve ne Prishtinë eshte shkaktuar nje aksident trafiku me lendime te lehta trupore. Te perfshira ne aksident kane qene dy automjete. Ndihmë mjekesore nga ky aksident raportohet se kane kerkuar 2 persona dhe pasi kane marre trajtimin ne Emergjenc ne QKUK jane liruar ne shtepi. /Telegrafi/

Exit mobile version