Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan tek liqeni i Badovcit.
Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq përpos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht te liqeni i Badovcit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Aksidenti është vetëm me dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia, kurse si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar edhe kolona të gjata të automjeteve. /Telegrafi/