Në disa fotografi të ardhura në adresë të Telegrafit shihen dy vetura të aksidentuara.
Siç ka bërë të ditur lexuesi që ka dërguar fotografitë, bëhet fjalë për një aksident të ndodhur rreth mesditës në Fushë-Kosovë, tek rrethi.
“Ka qenë Mercedesi ai që ka ardhur me shpejtësi shumë të madhe”, ka shkruar lexuesi. /Telegrafi/