Telegrafi

Aksident te liqeni i Badovcit, përfshihet vetura e FSK-së – lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ku të përshira kanë qenë tri automjete, ku një person është lënduar

Në mesin e automjeteve të aksidentuara ka qenë edhe një veturë e FSK-së.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, bazuar ne informacionet qe kam deri më tani, një person është dërguar për tretman mjekësor.”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/