Telegrafi

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan-Dobërqan (Foto)

Një aksident ka ndodhur në rrugën Gjilan- Dobërqan afër restaurant Planeti.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident dy persona janë lënduar lehtë.

“Sipas të dhënëave një kamionete i kanë rënë dritarë të plastikës. Ato kanë rënë mbi një veturë që gjendej prapa. Dy persona janë lënduar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore. Janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë ai./Telegrafi/

Foto: Facebook/Marakli t’kerreve