Telegrafi

Aksident zinxhiror në Pejë, ka të lënduar

Një aksident zingjiror ka ndodhur tek rrethi, ish-Shkolla e Lartë Komerciale në Pejë.

Aksidenti është regjistruar me të lënduar dhe dëme materiale.

Emergjenca e qytetit dhe Policia e trafikut ka dalur në vendngjarje.

Po ashtu trafiku është ngarkuar në këtë pjesë të Pejës.

Telegrafi ka provuar të flasë me Policinë, për detaje të ngjarjes, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.