Telegrafi

Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ku si pasojë e këtij aksidenti dy persona janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Berrnicë, ndërsa në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merren njësiti i trafikut.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00 në rrugën Prishtine – Podujevë, saktësisht në fshatin Berrnicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident  janë  lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Telegrafi/