Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Qyshk të komunës së Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë për telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:38.
“Një aksident ka ndodhur në Qyshk të Pejës rreth orës 14:38. Mësohet se në këtë aksident ka pasur të lënduar me lëndime të lehta të cilët pas trajtimeve mjekësore janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Ibraj./Telegrafi/