Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gjurgjicë të Drenasit ku kanë mbetur të lënduar disa persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident të përfshira janë një autobus dhe një automjet kombi.
Sipas tij tre meshkuj dhe dy femra kanë marr lëndime të lehta trupore në ëktë aksident.
“Rreth orës 15:30 është shkaktuar një aksident në autostradë afër fsh. Gjurgjicë. Të përfshira janë një autobus dhe një automjet-kombi, me targa vendore. Raportohet se pesë persona: 3 meshkuj dhe 2 femra, kanë marr lëndime të lehta trupore, përderisa njësitet policore për menaxhim të trafikut në autostradë janë duke kryer procedurat e nevojshme, si dhe po punojnë për identifikimin e shkaqeve që kanë quar deri te ky aksident”, ka thënë Hoxha./Telegrafi/