Një aksident trafiku ka ndodhur pak orë më parë në afërsi të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, me ç’rast janë lënduar dy persona.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Borovci ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe se të përfshira kanë qenë një veturë dhe një motoçikletë.
“Nga ky aksident dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/