Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku të plagosur kanë mbetur dy persona të cilët ishin këmbësor.
Policia bën me dije se në Kashar, shtetasi Ç. K., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet të parkuar.
Më pas drejtuesi i mjetit ka vazhduar lëvizjen, dhe është përplasur me dy automjete të tjera të parkuara.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasit A. G., 48 vjeç, (punonjës Policie), dhe shtetasja A. Ll., 48 vjeçe, të cilët ndodheshin në këmbë në afërsi të automjeteve.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ç. K., pas shkaktimit të aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.
Pas kryerjes së testit të alkolit, rezultoi se shtetasi Ç. K., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, prova e parë 0.89 mg/l, dhe prova e dytë 0.87 mg/l.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.