Aksidenti ndodhi në aksin Korçë-Kashticë, ku mjeti tip Ford, me të cilin udhëtonin 52-vjeçari Vasillaq Margo dhe djali i tij, është përplasur me një automjet tjetër.
Për pasojë, ata kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, por 52-vjeçari nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra.
Ndërkohë djali i tij 17-vjeçar është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tjetër, Aurel Demika 38-vjeç dhe po heton për shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik, raportoi BW./Telegrafi/