Telegrafi

Aksident rrugës për Gërmi, dy të lënduar (Foto)

Mbrëmë pas mesnatës, në rrugën që të dërgon për tek Parku Gërmia në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i rëndë.

Siç mëson Telegrafi, bëhet fjalë për një aksident të ndodhur pasi që vozitësi i një veture “Jaguar” kishte humbur kontrollin ndaj veturës dhe kishte goditur një pemë.

Telegrafi mëson gjithashtu se të dy të aksidentuarit që kanë qenë në makinë kanë marrë lëndime, njëri më të rënda e tjetri pak më të lehta.

Të dy të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK. /Telegrafi/