“Fiat Punto” është ndeshur në radhët e shufrave prej hekuri te ura “Goce Dellçev” dhe i ka thyer ato. Aksidenti ka ndodhur pak më parë në trafikun e qendrës së Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit.
Ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësit kanë arritur te vendi i ngjarjes dhe punojnë në nxjerrjen e shoferit nga makina dhe largimin e makinës nga shufrat e hekurit. /Telegrafi/