Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ku një veturë ka goditur një këmbësore e cila në ato momente po kalonte rrugën bashkë me fëmijën e saj 2 vjeçar në karrocë.
Arbresh.info mëson se nëna dhe fëmija i saj kanë pësuar lëndime të lehta ndërkohë që ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me të lënduarit, transmeton Arbresh.info.
Mësohet se deri te aksidenti ka ardhur si shkak i shpejtësisë së veturës.
Edhe Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. /Telegrafi/