Telegrafi

Aksident i rëndë, vdes një person nga goditja e trenit

Foto: Ilustrim

Mëngjesi i shte i kobshëm për vozitësin 56 vjeçar nga Manastiri i cili u godit nga treni i linjës Shkup-Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

56 vjeçari me veturën e tij taksi duke mos vëzhguar trenin i cili kalonte në hekurudhë ka provuar që të kaloj mbi hekurudhë. Ky moment ka qenë tragjik për të pasi treni me shpejtësi maksimale e ka goditur veturën e tij dhe e ka lëvizur për 300 metra në largësi duke e shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shoferit.

Prokuroria e qytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka dhënë urdhër për obdukcion dhe për të bërë analiza të gjakut që të kontrollohet a ka pasur shoferi alkool në gjak.

Në vendin e ngjarjes gjithashtu është vërtetuar se shoferi i trenit nuk ka qenë në gjendje të alkoolizuar./Telegrafi/

*Foto ilustrim