23-vjeçari nga Kavadari ka vdekur sot në orët e mëngjesit si shkak i një fatkeqësie komunikacioni që ka ndodhur në afërsi të Velesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Viktima ka qenë vozitës i kamionit, i cili deri më tani, nga arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe njëra pjesë e kamionit është varur poshtë murit.
Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga ana e SPB Veles. Gjatë ditës, policia do të jep informacione rreth fatkeqësisë. /Telegrafi/