Një aksident i rëndë ka ndodhur mes qyteteve Gaziantep dhe Nizipi duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën dhe 22 u plagosën në një aksident rrugor që përfshin një autobus dhe një ambulancë në Turqinë juglindore, tha të shtunën një guvernator rajonal.
“Në total, 15 nga qytetarët tanë vdiqën dhe 22 u plagosën në një aksident që përfshin një autobus, një ekip urgjence dhe një ambulance midis Gaziantepit dhe Nizipit”, tha Davut Gul, guvernatori i provincës Gaziantep, raporton gazeta Hurriyet.
https://twitter.com/alengirlipengu/status/1560961419406876672
Agjencia e lajmeve DHA tha se një ambulancë, një kamion zjarrfikës dhe një autobus që transportonte gazetarë u goditën nga një autobus pasagjerësh.
“Tre zjarrfikës, dy punonjës të urgjencës dhe dy gazetarë janë mes të vdekurve”, tha guvernatori i Gaziantepit.
Ndryshe, pasagjerët e lënduar u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë. Ekipet e shpëtimit dhe emergjencave janë dërguar në vendin e rrëzimit. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Telegrafi/
Gaziantep Nizip otobanında feci kaza 15 yurttaşımız yaşamını yitirdi 22 yaralı var.
Ölen yurttaşlarımızı Allah rahmet eylesin yaralılarımıza acil şifalar diliyorum.#Gaziantep #nizip #kaza pic.twitter.com/yk5OGqy4VV— Mehmet Emin Kekçe (@kekce_emin) August 20, 2022
https://twitter.com/Torreira34/status/1560938406577950720